Aksident/ lëndohet rëndë një person nga Kopanica e Tetovës

Advertisment

Dje rreth orës 22 e 15 minuta në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të pikpagesës rrugore-Zhelinë, ka ndodhur aksident trafiku në të cilën janë përfshirë vetura ,,Fiat punto” me targa të Shkupit të cilën e ka drejtuar 53-vjeçari D.S. nga fshati Kopanicë e Tetovës, dhe mjeti ngarkues ,,Mercedes” me targa të Shqipërisë, të cilën e ka drejtuar 47-vjeçari A.S. nga Shqipëria.

Në kërë aksident, bashkëudhëtari në veturën ,,Fiat punto” 28-vjeçari N.S. nga fshati Kopanicë ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse vozitësi dhe dy bashkudhëtaret në veturë 49-vjeçarja L.S. dhe 33-vjeçarja T.M. nga Kopanica kanë mbaruar me lëndime të lehta trupore. Katër persoanat janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihmë mjekësore informon Tetova sot.

Reklame

Me autorizim të Prokurorit publik inspektim në vendin e ngjarjes, ka kryer ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.