Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, dy të lënduar

31
#

Mbrëmë pasmesnate rreth orës 01 e 15 minuta , është denoncuar se në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën kanë marur pjesë vetura e tipit ,,Polo,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 19-vjeçari F.E. nga fshati Përshefcë dhe vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 34-vjeçarja M.T. nga po i njëjti fshat.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marur vozitësi F.E., kurse me lëndime të lehta trupore ka mbaruar M.T., me çrast janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë” thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës