Aksidenti misterioz, familja publikon pamjet e rralla të Schumacherit (VIDEO)

41

Më 5 janar në Gjermani dhe në Zvicër pritet të publikohet dokumentari “Schumacher”, dedikuar pilotit legjendar të Formula Uno-s, i cili prej 5 vitesh ndodhet në koma, pas një aksidenti në një pistë skish.

Schumacher nuk është parë në publik dhe thuhet se nuk do të shihet as në këtë film, por do të ketë intervista të familjarëve të tij, duke përfshirë edhe gruan e tij, Corinna.

Gjithashtu, në dokumentar kanë dalë pamjet nga arkiva që nuk janë transmetuar kurrë më parë. Gjendja e tanishme shëndetësore nuk do të trajtohet. Që prej aksidentit të tmerrshëm shërimi i Schumacher është trajtuar në heshtje. As familja, as miqtë nuk kanë bërë komente publike lidhur me gjendjen e tij.

Traileri do të shfaqet në Kanë në eventin “Marché du Film” që fillon më 14 maj dhe zgjat deri në 23 maj.

Schumacher konsiderohet si një nga pilotët më të mirë të botës së Formula 1. Ai garoi që nga viti 1991 deri në vitin 2006. Më pas u rikthye në vitin 2010 duke garuar deri në 2012. Gjatë kësaj periudhe, gjermani fitoi edhe 7 tituj kampion, duke u bërë kështu edhe ikonë e garave automobilistike.