Aksidenti tragjik: Dalin pamjet e rënda të momentit të përplasjes: Shoferi u mundua t’i shmangte por…

42

Shkon në tre numri i vi.ktimave nga ak.sidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ndërsa një vajzë 21-vjeçe është e pl.agosur në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmë humbën jetën Lumturie Demrozi 46-vjeç, dhe pasagjeri i makinës që u ak.sidentua Gentjan Belba 23-vjeç, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vd.iq në spital shoferi i ‘Benz’-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes. Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por ak.sidenti tr.agjik u preu jetën në mes.

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Kavajës ‘Benz’-i i marrë me qira ku po udhëtonin dy të rinjtë sipas policisë për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, dhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është pë.rplasur me tabelën e një karburanti.

Kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi ak.sidenti mbrëmë në Kavajë kanë fiksuar momentin fatal të për.plasjes. Nga pamjet duket momenti kur nëna me vajzën dhe një tjetër person ishin në anë të rrugës duke pritur për të kaluar, teksa ‘Benz’- vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u pë.rplas me karburantin.

Makina e ak.sidentuar mbreme ne Kavaje

Për.plasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga go.ditja, ndërsa vajza Xhesika Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.Nga pë.rplasja e makinës me tabelës e karburantit humbi jetën në vend edhe pasagjeri Gentjan Belba që po udhëtonte në ‘Benz’ me Vilson Carën, ndërsa ky i fundit mori pl.agë të rënda duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lag.ështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit dhe daljen e makinës nga rruga. Në vendin tonë thuajse cdo ditë regjistrohen aks.idente me pasoja duke bërë që bilancet të jetë të fr.ikshme.