Aksiident i rëndë me 4 v iktima në Greqi, humb jetën 19 vjeçarja shqiptare

Advertisment
HTML Image as link

Një vajzë shqiptare 19 vjeçe ka humbur jetën sot në një aksident me katër viktima, në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia.

Dy automjete janë përplasur duke u shkatërruar plotësisht. Plot 9 zjarrfikës kanë nxjerrë 4 trupat nga automjetet e shkatërruara, por ishte shumë vonë.

Reklame

Në aksident kanë humbur jetën vajza 19 vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70 vjeçar.

Pamjet e frikshme të aksidentit kanë pushtuar mediat greke, ndërsa policia akoma nuk ka zbardhur shkaqet e ngjarjes.