Aksiident në rrugën Tetovë – Shkup , tre të lënduar

175
Advertisment

Tre persona janë lënduar në aksidentin e djeshëm në rrugën Tetovë-Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:25, ndërsa në të janë përfshirë një makinë “Fiat” me targa të Strumicës e drejtuar nga Z.G (28) nga Shkupi dhe “Renault Kango” me targa të Tetovës e drejtuar nga M.B (61) nga fshati Ozormisht.

Në aksident lëndime më të lehta ka marrë Z.B (57) nga fshati Ozormisht, bashkudhëtare në makinën “Renault”, kurse më rëndë janë lënduar shoferët T.Z dhe M.B.

Hetime në vendin e aksidentit janë kryer nga ekipi i SPB Tetovë.