Aksiident trafiku, rrotullohet një automjet në Shkup

Advertisment

Një aksident trafiku në lagjen “Autokomanda” në hyrje të Shkupit ka rezultuar me përmbysjen e një automjeti të transportit.

Automjeti i transportit “Fiat” qëndron i përmbysur në vendngjarje ku dhe mbërriti policia për të insperktuar aksidentin ndërkohë policia e trafikut po rregullon trafikun në mënyrë që të funksionojë pa pengesa.

Reklame

Dëshmitarët thonë se përplasja ka ndodhur në mëngjes por nuk ka raportime për njerëz të lenduar rëndë. Policia dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.