Katër automjete kanë marrë pjesë në aksidentin në Strazhë, ndërsa në mesin e automjeteve ka pasur edhe një automjet në pronësi të MPB-së, me të cilin ka drejtuar një zyrtar policor.

Siç njoftojnë nga policia, në aksident kanë marrë pjesë shoferët F.B (22) dhe A.B (22) nga Tetova dhe automjet i katërt që e ka vozitur 24-vjeçari nga Gostivari, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas aksidentit, shoferi nga Gostivari dhe tre bashkudhëtarët me ndihmë të shpejtë janë dërguar në Qendrën për urgjenca në Gostivar.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i stacioni policor të Gostivarit./Telegrafi/