Aksion policor në Strugë, arrestohen djemtë e Dilaver Bojkut

Mbrëmë, policia ka realizuar aksion të madh në Veleshtë të Strugës. Siç mësohet, gjatë aksionit janë arrestuar vëllezërit Bojku, respektivisht Erben dhe Besnik Bojku

Njëri nga prej tyre është kërkuar për mbajtjen e dënimit me burg prej 21 vjetësh, kurse tjetri për armëmbajtje.

Reklame

Dy vëllezërit janë bijtë e Dilaver Bojkut, i cili para disa vitesh u vra në Strugë.

Ministria e Punëve të Brendshme pritet të jep më shumë detaje nga aksioni policore gjatë ditës së sotme.