Aktakuzë ndaj dy shtetasve të Kosovës, shkelën orën policore në Veles

Prokuroria Publike në Veles deri te Gjykata Themelore e Velesit ka parashtruar aktakuzë ndaj dy personave, shtetas të Kosovës, për kryerjen e veprës penale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 të Kodit Penal.

“Të akuzuarit, më 17 mars në ora 23:05, gjatë kohës së orës policore, me automobil kanë qarkulluar në autostradën E-75, kështu që në pikën pagesore Otovicë janë ndaluar dhe legjitimuar nga nëpunës policorë të SPB Veles”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21.