Aktivistët e Besës nuk i “nxen” shtabi, Kasami mirëpritet gjithandej

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka vazhduar aktivitetin për raundin e dytë ku si kandidat i kësaj partie, përballet me Teuta Arifin për kryetar të Tetovës.

Ai sonte ka vizituar disa shtabe të Lëvizjes Besa.

Ajo që bije në sy është prezenca masive e qytetarëve të cilët vende vende kanë mbetur edhe jasht shtabit. Në një shkrim në “Facebook”, Kasami ka thënë se shtabet e Besës janë shndërruar në vende ku takohen të gjithë ato që e duan dhe punojnë fuqishëm për fitoren e Tetovës.

“Vizitë në shtabet zgjedhore, të cilat tashmë janë shndërruar në vende ku takohen jo vetëm aktivistët e Lëvizjes BESA, por të gjithë ata që e duan dhe punojnë fuqishëm për fitoren e Tetovës! Sonte i vizituam shtabet zgjedhore të nëndegëve: Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Teqe, Teteks 2, Teteks 1 dhe Gam Gam. Me zemër për Tet vën!”, ka shkruar Kasami.