Aktivisti i ASH së nga komuna e Bogovinës kalon në Lëvizjen BESA: Sela nuk na përfilli

Shkruan: Elvis Mirtezani

Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë. Duke marrë parasysh mospërfilljen e bazës partiake apo strukturës partiake nga Aleanca për Shqiptarët për koalicionim dhe taktizimet e disa individëve në këtë parti, un edhe zyrtarisht kaloj në subjektin më serioz dhe konzistent në politikat e saja me në krye liderin më transparent në skenën politike shqiptare në RMV, Lëvizjen BESA me në krye Bilall Kasamin.

Apeloj edhe tek të tjerët që nuk mund të marrin guximin dhe të pranojnë të vërtetën, të dalin dhe të përkrahin Lëvizjen BESA, partinë e vërtetë opozitare.