Aktorët shqiptarë për nivelizimin e pagave: Po marrim hisen tonë (VIDEO)

18

Aktorët e Teatrit Shqiptar në Shkup nga sot do të jenë të barabartë me kolegët e tyre maqedonas të teatrove tjerë të vendit, shkruan gazeta Lajm.

Një ditë pasi, Qeveria miratoi informacionin për nivelizim të rrogave të të punësuarëve në institucionet e kulturës, Teatri Shqiptarë në Shkup ka firmosur Marrëveshjen Kolektive me Sindikatën e Kulturës.

Në këtë mënyrë, ndërpritet diskriminimi ndaj aktorëve shqiptarë të cilët që nga viti 2005 marrin paga më të ulëta se kolegët e tyre maqedonas, shkruan gazeta Lajm.