Aktorja shqiptare zgjidhet mes emrave të njohur, fiton çmimin e madh në Francë

Advertisment

Aktorja Adriana Matoshi është vlerësuar me një nga çmimet më të rëndësishme në Festivalin e Filmit Francez të Evropës Juglindore, “SEE a Paris 2020”. Matoshi ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”.

Ky film me regji të Ismet Sijarina rrëfen ngjarjet që zhvillohen në fillim të viteve ’90, në kohën e qeverisë Jugosllave e cila anuloi anatominë e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës. Në rolet kryesore të tij, përveç Adriana Matoshit, janë përfshirë aktorë të tjerë të njohur si: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.

Reklame

Në lidhje me çmimin ka reaguar edhe Adriana Matoshi përmes një statusi në rrjete sociale: “Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërblyer me çmime!”. Edhe 2 vite më parë Matoshi ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në South East European Festival në Paris.