Aktvendimi për rastin “Reket” më 18 qershor! Janeva: Nuk jam fajtore, turpërohem që jam pjesë e aktakuzës

Advertisment

Nuk jam fajtore e as nuk e kam kryer veprën, turpërohem që jam pjesë e aktakuzës e cila është shpifje –kështu deklaroi Katica Janeva në fjalën përfundimtare për rastin Reket.

“Mua nuk më duhen telefona të kuq. Unë e kam faqen e bardhë. Dikush dëshironte të rrënojë PPS-në, unë nuk i duhesha. Unë jam në paraburgim për para, që nuk u dëshmua për Kamçevin për tu shpëtuar”, tha Katica Janeva, e akuzuar në “Reket”.

Reklame

Avokatët e Janevës thonë se presin aktvendim lirues për shkak se, siç thanë, nuk ka prova.

“Vlerësojmë se me të vërtetë nuk kishim mundësi të shohim as një provë të vetme me të cilën do të konfirmohej aktakuza”, tha Delo Kadiev, avokat.

Nga ana tjetër, Janeva theksoi se ka qenë e manipuluar.

“Nëse e dini çiftin Kamçev, asnjëherë nuk do të lejonit as të afrohet deri te ndërtesa e gjykatës. U dëshmua se Orce Kamçev është lojtarë i “ndyrë” dhe se mendon që mund të blejë gjithçka me para, u gënjye. Mua nuk mundi të më blejë. E shfrytëzoi miqësinë e sinqertë me Bojanin që të më turpërojë”, tha Katica Janeva, e akuzuar në “Reket”.

Në këto katër vjet, tha Janeva, kam dëshmuar si një prokuror mund të jetë i sigurt në vete. Theksoi se asnjëherë vetë nuk do i zgjidhte ata prokurorë që nuk munden të qëndrojnë pas orës 4 pa sallatë dhe raki. Ajo tha se i vjen turp që është pjesë e këtij procesi gjyqësor për shkak të paaftësisë dhe mospasjes së provave.

“Të ngritsh aktakuzë pa kryerjen e ekspertizës dhe kjo të pranohet nga tre gjykatës, hallall ju qoftë, më vjen turp që jam pjesë e kësaj. Ndërsa, ku janë paratë”?! Tha Katica Janeva, e akuzuar në “Reket”.

Këtë aktakuzë të zhveshur pa prova, më vjen keq që e copëtuam për dy ditë, ndërsa prokurorja publike Villma Ruskoska nuk është këtu që të dëgjojë dhe të skuqet – tha Janeva.

“Jo vetëm që prokurorja publike nuk dëshmoi asgjë me këtë lëndë, por përkundrazi vetëm u prononcua se ka qenë e vetëdijshme që nga fillimi se po udhëheq lëndë për të cilën nuk ka prova. U dëshmua se në vend që të jetë kritikuese objektive, në fakt jep kritika jo vetëm për mua por edhe për gjithë PPS-në”, tha Katica Janeva, e akuzuar në “Reket”.

Të punonte prokurorja publike, tha ajo, siç duhej, do të shihte se nuk ka prova për këtë vepër dhe nuk do të ngrite aktakuzë.

Aktvendimi për rasti “Reket” është caktuar për më 18 qershor të këtij viti, në orën 10.