Akulli po shkrin me shpejtësi dhe nuk është aspak lajm i mirë

Advertisment

Akulli në planetin Tokë po shkrihet më shpejtësi të madhe. Kështu thuhet në një studim të botuar në revistën The Cryosphere, në të cilin theksohet gjithashtu se ndryshimi i klimës po bën që temperaturat globale të jenë gjithnjë e më të larta, madje vitet e fundit janë shumë të nxehta, krahasuar vitin 1990.

Në tërësi, rreth 28 trilionë tonë akull janë shkrirë. Shkalla e shkrirjes tani është rreth 57 % më e shpejtë sesa ishte tre dekada më parë, raportojnë shkencëtarët. Bashkautori Thomas Slater, studiues në Universitetin Leeds në Britani është shprehur se kjo është një rritje e frikshme në këto 30 vjet.

Reklame

Për njerëzit që varen nga akullnajat malore, që i përdorin për ujë të pijshëm, ose që mbështeten në akullin e detit për të mbrojtur shtëpitë nga stuhitë që janë të ndërtuara në zonat bregdetare, shkrirja e akullit në botë ka filluar të tërheqë vëmendjen.

Shkrirja e akullnajave në Antarktidë, Greenland dhe akullnajat malore gjatë periudhës kohore tre dekadëshe ka rritur edhe nivelin mesatar global të detit me 3.5 centimetra. Humbja e akullit nga akullnajat malore përbën 22% të totalit vjetor.

Përtej Arktikut, akulli i detit po zvogëlohet. Vitin e kaluar u pa shtrirja e dytë më e ulët e akullit të detit në më shumë se 40 vjet monitorimi satelitor. Temperatura globale e atmosferës është rritur me rreth 1.1 gradë Celsius që nga kohërat para-industriale. Por në Arktik, niveli i ngrohjes ka qenë më shumë se dyfishi i mesatares globale në 30 vitet e fundit.

Duke përdorur të dhëna satelitore 1994-2017, matje të faqeve dhe disa simulime kompjuterike, ekipi i shkencëtarëve britanikë llogariti se bota humbi mesatarisht 0.8 trilionë metrikë tonë akull në vitet 1990 dhe rreth 1.2 trilionë metrikë tonë në vit gjatë periudhës së fundit./tvklan.al