Akuz0het se vë të dashurën në rrezik për foto Instagrami

24
#

Një çift influencuesish në Instagram kanë marrë disa herë qendrën e vëmendjes për shkak të fotove të rrezikshme që bëjnë, por djali akuz0het se në rrezik vihet gjithnjë e dashura e tij, jo ai vetë.

Një nga fotot e tyre tregon vajzën, Kellin, që qëndron në buzë të një gremine të thellë, ndërsa djali duket në pozicion më të sigurt.

Edhe pse shumë prej komentuesve kanë komentuar pozitivisht për cilësinë e fotos, kritikat kanë qenë të shumta për mënyrën se si vajza është vënë në rrezik, për të disatën herë.

 

Problemi i influencuesve që kërkojnë të bëjnë famë duke vënë veten në rrezik është duke u përhapur në mënyrë domethënëse.