Alårm në Bruksel, një zyrtar me koronavirus në mbledhjen e ministrave të BE së

Nje punonjës me koronavirus ka qenë i pranishëm në zyrën ku mbahej mbledhja e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian në Bruksel.

Lajmin e bën me dije televizioni grek ‘ANT1’ që raporton se mbledhja është mbajtur ditën e mërkurë në Bruksel ku kanë marrë pjesë edhe tre ministra grekë, ministri grek i Shtetit, ai i Migracionit dhe ai i Politikave të Mbrojtjes së Qytetarëve.

Reklame

Të gjithë të pranishmit në mbledhje janë informuar më pas se një prej punonjësve që ka qenë në të njëjtat ambiente ishte i infektuar me koronavirus.

Ky është rasti i tretë i zyrtarëve të BE së të infektuar me koronavirus. Po ashtu, takimi i Ambasadorëve të Bashkimit Europian që ishte parashikuar të mbahej këtë të premte, është anuluar për shkak se përfaqësuesja kroate është vetë-karantinuar pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Përfaqësues të misionit të përhershëm të BE së në Kroaci thanë për “Politico.eu” se ambasadorja kroate Irena Andrassy është karantinuar pasi ishte takuar me një kolege të Këshillit të Europës që rezultoi pozitive në testin për koronavirusin.