Alarmohet Greqia, Turqia po përdor sistemin e frikshëm anti…

Advertisment

Mediat greke shkruajnë se Ankaraja po përdor sistemin anti-ajror rus për të lokalizuar ushtarët greke.

Më tej theksohet se ky veprim i Turqisë ka alarmuar SHBA-në, por edhe Greqinë.

Reklame

‘Të dhënat e fundit se Turqia ka aktivizuar radarin e sistemeve anti-ajrore S-400 për të lokalizuar ushtarët grekë gjatë kthimit të tyre nga Qipro me 27 gusht të vitit 2020, duket se kanë zgjuar diplomacinë amerikanë në lidhje me situatën në Mesdheun Lindor’, shkruajnë mediat greke.

Nga data 26 deri më 28 gusht, në Qipro u mbajt stërvitja e madhe aeronautike ‘Eunomia’, me pjesëmarrjen e Greqisë, Qipros, Francës dhe Italisë.

‘Pentagoni’ grek kishte njoftuar ditë më parë se vendi Greqia do të marrë pjesë në këtë stërvitje, duke dërguar në Megalonisos fregatën ‘KOUNDOURIOTIS’ tip ‘S’ si dhe një numër avionësh luftarakë.