Albërie Hadërgjonaj thotë se vajzat nuk kanë pse nxitohen për t’u martuar

ëngëtarja shqiptare ishte e ftuar në ‘E diell’ e cila ka folur për martesën e saj.

Albërie Hadërgjonaj tregoi se ka qenë e martuar 20 vite dhe pastaj është ndarë.

“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, thotë ajo.

Për kohën se sa kanë qenë të martuar , këngëtarja u pyet se a e ka kufizuar ndonjëherë në veshje?: “E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet ekspozuar pak trup por pa e ekzagjeruar. Mua ish-burri më ka lënë të bëj karrierë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë”, shtoi Albërie Hadërgjonaj.

Me humor thotë se të paktën ishte i bukur për të bërë fëmijë të bukur. “Te kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë mirë apo keq ishte një gjë e fitova”.

Tutje e njëjta tha se vajzat nuk kanë pse të nguten për martesë: “Kam qenë e re dhe e kam përjetuar vetë, vajzat duan kohë të rriten dhe të emancipohen, nuk ka pse të nxitojnë”./Lajmi.net