Albin Kurti del nga karantina

Advertisment

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, doli të martën nga vetizolimi në të cilin kishte hyrë të hënën për shkak të dyshimeve se kishte pasur kontakt me një person që mund të ishte i prekur me koronavirus.

Në një përgjigje për “Zërin e Amerikës”, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, tha se zyrtari me të cilin kishte pasur kontakt kryeministri doli negativ në testimin për koronavirus, ndaj kryeministri dhe i gjithë kabineti qeveritar rifilloi punë të martën, por me masa të shtuara të kujdesit.

Reklame

Tri ditët e fundit shënuan një rritje të rasteve të të prekurve pas më shumë se një jave që ishte përshkuar më numër shumë të vogël të të infektuarve dhe numër të lartë të të shëruarve.

Autoritetet në Kosovë konfirmuan të hënën mbrëma 11 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi pas 196 testeve të kryera.

Rastet e së hënës e çuan në 895 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 28 persona, ndërsa 657 janë shëruar.