Albin Kurti e nisë ditën e parë si kryeministër në Prekaz

Advertisment

Vizitën e parë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti e nisi duke bërë homazhe në kompleksin memorial Adem Jasharinë, në Prekaz.

Kurti nga Prekazi tha se liri dhe shteti që sot i gëzojmë i kanë rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha të flijimi i familjes Jashari.

Reklame

“Kjo liri që e gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve. Në këtë vend 59 anëtarë të familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si Epopeja e UÇKsë, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari.

Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit dhe kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jasharin. Prej këtu do të vazhdojë për në Mitrovicë. Prekazi është vendi i parë që e vizitoj si kryeministër i Republikës së Kosovës, posa dola nga Prishtina nga kryeqyteti i vendit”, tha Kurti.

Por, a pritet që Kurti sot të vizitoj edhe varrin e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, meqë nisi ditën në varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari.