Albin Kurti hyp në kombaj, ja porosia e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një mesazh nga kombai në muajn e korrjes.

“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë” – shkruan Albin Kurti.