Albin Kurti: Koalicioni Aleanca – Alternativa në të mirën e shqiptarëve

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga kryetari i saj, Ziadin Sela, ra dakord se është në të mirën e shqiptarëve atje që një koalicion mes këtij subjekti dhe atij të Alternativës do të rrisë cilësinë e pjesëmarrjes politike të shqiptarëve.

Madje, Kurti dhe Sela thanë se do të ishte e mbarë edhe bashkimi i Lëvizjes Besa në këtë përfaqësim, njofton Klan Kosova.

Reklame

“Njё koalicion i tillё bёn tё mundshёm maksimalizimin e pjesёmarrjes sё popullsisё shqiptare nё votime dhe organizon votёn nё ndihmё tё fuqisё politike tё shqiptarёve nё Maqedoninё e Veriut”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, u theksua gjithashtu se roli i mёrgatёs me pjesёmarrje tё gjerё nё votime ёshtё vendimtar pёr besim tё ri tё shqiptarёve nё politikё.

Derisa Sela i uroi Kurtit postin e ri të kryeministrit dhe sukses nё veprimtarinё e Qeverisё sё re, ky i fundit i uroi suksese nё fushatёn e ardhshme tё zgjedhjeve legjislative tё 12 prillit.

Delegacioni i ardhur nga shteti fqinj përbëhej nga Sela, sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari dhe nga anëtari i Kёshillit tё Pёrgjithshёm tё LV-sё, Bekim Qoku.