Albin Kurti lajmërohet nga banesa: Jam mirë, kujdes sepse s’është grip i zakonshëm

Advertisment

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se që nga infektimi me koronavirus pasditja e sotme ishte e para pa simptoma, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri thirrje që ata që se kanë kaluar Covid-19 të kenë kujdes pasi thotë se nuk është një grip i zakonshëm.

Reklame

“Analizat e gjakut më dolën normale. Duket që u nxora nga COVID-19 pa pneumoni. Diciplina është vendimtare. Kam marrë rregullisht ilaçet, kam respektuar udhëzimet dhe këshillat e mjekëve. Kam ajrosur banesën dy herë në ditë nga 10 minuta duke hapur dritaret gjithandej.

Kam pirë lëngje e kam marrë vitamina. Çdo tre orë kam matur temperaturën dhe saturimin si dhe kam praktikuar frymëmarrjen e thellë. Nuk kam më kokëdhembje, kollitje dhe as therrje në muskuj”, tha ai.