Albin Kurti mbledh Qeverinë në detyrë, merr këtë vendim

90

Edhe pse u rrëzua dje, Qeveria e Kosovës në detyrë, ka mbajtur sot mbledhjen e 16-të.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria, thuhet se në këtë mbledhje, është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

“Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë)”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Komunikata e plotë:

Qeveria zhvillon mbledhjen e 16-të

Prishtinë, 26 mars 2020

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është zhvilluar mbledhja korresponduese, mbledhja e 16, në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës thuhet:

1. Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

2. Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

3. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020. ​