Albin Kurti nis vizitën e parë si kryeministër, prítet me ceremoni nga Rama (video)

Advertisment

Albin Kurti fillon vizitën e parë të tij zyrtare jashtë vendit si kryeministër i Kosovës. Takimi i parë i tij zyrtar fillon me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.

Ai u prít me ceremoni mirseardhje në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Më pas ata do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Reklame

Kurti do të qëndrojë deri në mesditë ku do të takojë figura të tjera të larta të politikës shqiptare si Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi apo kreun e PD Lulzim Bashën apo kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.