Albin Kurti thyen rekordet e të gjithëve , ky është numri i votave që ka marrë më 6 tetor

64

Aktivistë të ndryshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të shpërndajnë një numër nëpër rrjetet sociale duke pretenduar se këto janë votat e kryetarit të partisë, Albin Kurti.Këta aktivistë janë duke shpërndarë statuse dhe shkrime me numrin 185 mijë, duke dhënë mesazhin se kaq është numri i votave që ka marrë bartësi i listës së tyre, kandidati për kryeministër, Albin Kurti.Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me rreth 10 mijë vota më shumë se LDK që renditet e dyta, pa përfunduar ende edhe numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Dy partitë e para, LVV dhe LDK kishin qenë afër arritjes së marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor, por që nuk ishin pajtuar në gjënë kryesore, se kush do të jetë kandidati për kryeministër.Të dy partitë opozitare e deritashme, LVV e LDK kërkonin që kandidatin për kryeministër ta kenë ato.