Albin Kurti ti jep 10 ide në ditë, ja kush e thotë

Advertisment

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, duke folur për procesin e formimit të qeverisë së Kosovës në TopShow, ka thënë ndër të tjera se Albin Kurti, është makineri sa i përket prodhimit të ideve.

Sipas, Abazi, Albin Kurti, është në gjendje ti japë 10 ide në ditë.

Reklame

Debatet më intensive i kam pasur brenda Lëvizjes Vetëvendosje, shpesh i kam humbur dhe shpesh i kam fituar. Në plotë raste e kam parë Albin Kurtin të tërhiqet, ai është makineri sa i përket prodhimit të ideve,

ai t’i jep 10 ide në ditë, nuk pretendon që organizata të bie dakord me idetë e tij, më shpesh e kam parë duke u tërhequr sesa duke u insistuar, ka theksuar Abazi, i cili po ashtu ka thënë se është një përpjekje e vazhdueshme për denigrimin e figurës së Albin Kurtit.

Boiken Abazi, është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar të formojmë qeverinë e re.

Nuk ka rënë entuziast i qytetarëvei në atë nivel që interpretohet nëpër studiot televizive, është shprehur ai./ Insajderi.com