Aleanca dhe Alternativa: Praktikisht e pa mundur në një qeveri bashkë me BDl në

Advertisment

Shefki Duraku nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot përmes një press konference mes tjerash ka thëne se praktikisht është e pamundur të ulen në tavolinë me BDI-në për të diskutuar formimin e Qeverisë.

Jemi të fokusuar tek protesta e nesërme, por sa i takon bisedimeve, ne jemi një koalicion serioz që kemi marrë shumë vota, tani kemi 12 mandate dhe nuk mundë të sillemi me përgjegjsi, kontakte kemi pasë çdoherë dhe kemi me të gjithë subjektet politike pa përjashtime, ska asgjë të re dhe ekskluzive në këtë drejtim, por në një qeveri bashkë me BDI është shumë vështirë dhe praktikisht e pa mundur, ka thënë Shefiku.

Reklame

Ai më tej ka njoftuar për ecurinë e protestës së nesërme të paralajmëruar për në ora 19: 00 e cila do të filloj nga parku i Çairit përmes Bit Pazarit dhe pastaj marrshuta do të parakaloj para Qeverisë duke përfunduar në ora 20:00 tek zyrat e Komisionit Evropjan. (INA)