Aleanca për Shqiptarët kërkon urgjentisht të hapen gjitha bizneset

Advertisment

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët sot propozoi masa të reja ekonomike deri të Qeveria për të menaxhuar pasojat e virusit ekonomik, transmeton Portalb.mk.

Elmi Aziri nga ASH-ja paralajmëroi se pasojat e virusit korona të do vërehen në vazhdim.

Reklame

“Më e keqja është se efektet negative ekonomike dhe financiare do të ndihen në pjesën e dytë të vitit për shkak të zvogëlimit të investimeve dhe zvogëlimit shumë të rëndësishëm të remitencave ose të dërgesave nga jashtë”, paralajmëroi Aziri.

Aziri propozoi masa të reja ekonomike.

“Të hapen bizneset dhe të bëhet ristrukturimi i shkurtimit të shpenzimeve publike, Qeveria të mos kërkojë mjetet e financimit të masave tek qytetarë”.

Masa e parë ka të bëjë me hapjen urgjente të bizneseve, natyrisht duke i pasur parasysh të gjitha masat mbrojtëse, si dhe distancën sociale për mbrojtje nga virusi.

Masa e dytë ka të bëjë me sigurimin e kostove minimale operative të bizneseve, duke veçuar qiratë e objekteve, veçanërisht për gastronominë dhe hotelerinë

Masa e tretë ka të bëjë me mobilizimin financiar dhe ky mobilizim financiar të kanalizohet në ekonominë reale, pra paraja do të duhet të shkojë aty ku është më se e nevojshme dhe ku do të ketë efikasitetin më të madh.

Masa e katërt: Ministria e Financave më me seriozitet t’i qaset shkurtimit të shpenzimeve publike. Propozimi i qeverisë për shkurtim për 3% të shpenzimeve publike konsiderohet si pakujdesi ekstreme e qeverisë, ky 3 përqindësh që përafërsisht përkthehet në 100 milion euro është i pamjaftueshëm.

ASH-ja propozoi shkurtim të shpenzimeve publike në masë të nevojshme duke filluar nga të gjitha shpenzimet joproduktive, shpenzimet e luksit, shpenzimet që dalin nga marrëveshjet e kontratave në vepër duke i parandaluar sigurisht edhe punësimet partiake që është dukuri e zakonshme në RMV .

Aziri propozoi që shpenzimet për energji elektrike te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të llogaritet me tarifën e amvisërive.

Aziri propozoi që Qeveria e RMV-së të realizon investimet kapitale përmes parave nga borxhi publik, dhe jo të bëhet zhvendosja e parasë brenda vendit. Në lidhje me rritjen e akcizës së naftës, ai kritikoi Qeverinë e vendit, duke vlerësuar se masat financiare të Qeverisë nuk duhet të financohen nga qytetarët.