Aleanca sot vendos për koalicionin me BESËN apo Alternativën?!

Advertisment

Aleanca për Shqiptarët sot do të vendos lidhur me koalicionimet. Kryesia qendrore e kësaj partie për sot ka caktuar mbledhjen ku pritet të jepet vendimi final se a do të ndodhë koalicionimi trepalësh mes ASH, Lëvizjes BESA dhe Alternativës, apo do të ketë vetëm koalicionim dypalësh.

Së fundi zërat flasin për një koalicionim ndëmjet ASH dhe Alternativës, dhe se për këtë në ASH thonë se ende s’ka vendim.

Reklame

Sekretari i përgjithshëm i ASHsë, Arben Taravari tha se ende nuk ka vendim final, dhe se kryesia pritet të vendos.

 

Burime partiake nuk japin detaje se koalicioni trepalësh a është çështje e mbyllur. Nga ana tjetër, brenda ASHsë ka zëra që janë pro Alternativës, por edhe ato pro Lëvizjes BESA. (INA)