Alegri, hetim për riciklim parash me baste

Masimiliano Alegri duket se do të duhet të përballet me një telash shumë më të madh sesa kthimi te titulli kampion i Juventusit.

Trajneri i bardhezinjve, është vënë nën hetim nga agjencitë që luftojnë evazionin fiskal dhe pastrimin e parave, për disa pagesa të pazakonta që ka bërë e që dyshohet se janë bërë falë basteve sportive.

Reklame

Gazeta “La Verita” sinjalizon se Alegri ka kryer një numër të madh pagesash në llogari jashtë.

Në veçanti në një shoqëri malteze e cila akuzohet për mbledhje të paligjshme bastesh sportive dhe që është nën hetim për mashtrim, evazion fiskal e raport me ‘ndrangheta, një fraksion i mafias italiane.

Po hetohen disa transferim të dyshimta të trajnerit të Juventusit, pasi është zbuluar se Alegri ka shpenzuar në dy kazino jashtë Italisë më shumë se 350 mijë euro.

Ndërkohë, mes qershorit 2018 dhe korrikut 2019, trajneri ka bërë shpenzime me kartë krediti për thuajse gjysmë milioni euro.

Sipas ekspertëve, të ardhurat në këto llogari bankare mund të vlerësohen si të siguruara nga fitimet në baste, edhe pse nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndeshje futbolli apo sporte të tjera.

Problemi për Juventusin dhe vetë teknikun është se në atë periudhë, ai ishte pjesë e bardhezinjve dhe drejtonte këta të fundit, pra ngjarjet nuk kanë ndodhur në vitet e tij pushim.