Ali Ahmeti e Albin Kurti takohen në Prishtinë (FOTO)

Në përkujdesje të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot u organizua konferencë me rastin e shënimit të 40 vjetorit të demonstratave studentore në Prishtinë, të cilat dhe sollën lirinë për popullin shqiptar të Republikës së Kosovës.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti me këtë rast ka thënë se sot është një ditë e veçantë pasi që në këtë përvjetor pranë tij të pranishëm ka dhe shumë bashkëveprimtar dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të vitit 1981 si Fadil Bajrami, Tahir Hani dhe Sadulla Duraki e shumë të tjerë.

Reklame

Ahmeti para të pranishmëve gjithashtu ka thënë se gjenerata e vitit 1981 është gjeneratë më me fat pasi që kur nuk e humbi kontinuitetin deri në organizimin e luftës çlirimtare.

Në këtë shënim kaq të rëndësishëm ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuti, transmeton TetovaSot.

Kurti ka thënë se e veçanta e atyre demonstratave, ishte organizmi i studentëve për një qellim.

“ Sot shënojmë përvjetorin demonstratave gjithë popullore. Ne atë kohe studentet u organizuan këtu nga mensa e universitetit për të drejtat e shqepëtave e për kushtetutën. Demostratat e vitit 1981 e veçanta e tyre është se studentët ishin të organizuar e të informuar për atë që donin”, është shprehur kështu Kurti,/TetovaSot