Ali Ahmeti: Dita e Alfabetit, një prej datave më të arrira të kombit shqiptar (FOTO)

47

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për festën e Ditës së Alfabetit, theksoi se sot është dita e jashtëzakontë dhe shënim i rëndësishëm institucional i një prej datave më të arrira të kombit shqiptar.

“Sot në Kuvendin e vendit në një manifestim dinjitoz dhe emocional për herë të parë u nda çmimi shtetëror “22 nëntori” për çiftin Kimete dhe Adnan Agai dhe shkencëtarin amerikan Dejvid Hasellfllok. Ndërsa në mbremje, Akademia Solemne mblodhi krerët e vendit për tu rradhitur pas ABC–së tonë të shenjtë nën një organizim të Ministrisë së re për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. Në ndërmjet kohë, institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit po renovohet tërësisht”, theksoi Ahmeti.

“Momentet e rëndësishme për kombin tonë, më së miri shënohen me vepra të përjetshme dhe institucionale. Urime paçim të dashur miq”, theksoi Ahmeti.

Foto: