Ali Ahmeti do të bëhet kryeparlamentar i Maqedonisë?

Advertisment

Ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, mirëpo në bazë të dhënave të deritanishme, seancën e parë konstituive do ta udhëheqë Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së me gjasë është deputeti më i vjetër në përbërjen e re Kuvendore dhe në këtë cilësi do ta udhëheqë seancën e parë konstituive të Kuvendit.

Reklame

Sidoqoftë udhëheqësi i parë i seancës do të dihet pasi të shpallen zyrtarisht rezultatet.

Para tre viteve e gjysëm u shkaktua tollovi lidhur me udhëheqjen e seancës konstituive, sepse edhe pse rregullorja e re parashihte që seancën ta udhëheqë deputeti më i vjetër, kryetari i përbërjes paraprake Trajko Veljanovski nuk e lëshonte vendin. Kjo shkaktoi krizë e cila kulmoi me 27 prillin e përgjakshëm.