Ali Ahmeti dyfish më i ndjekur në debatet televizive se të gjithë të tjerët

Advertisment

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i cili sonte ishte në debat me Fatmir Aliun në Tv21 tehu rekord në shikueshmeri në të gjitha rrjetet. Deri tani Ahmeti është dyfish më i ndjekur edhe në debate se sa të gjithë liderët tjerë shqiptar gjë që tregon se vazhdon të gëzojë popullaritet në të gjithë moshat.

Sonte në Tv21 kishte 5.7 mijë shikime LIVE që deri tani asnjë lider shqiptar nuk ka arritur të kalojë mbi 2 mijë që do të thotë se Ahmeti është dyfish më i ndjekur edhe në rjetet sociale.

Reklame

Ndryshe lideri i BDI-së, Ahmeti në debatin e tij të fundit u shpreh se BDI-ja do të jetë fituese absolute me 15 korrik dhe Reçica e Vogël do të jetë më e famshmja në rajon./TS/