Ali Ahmeti e bëri sefte

Kreu i BDl-së, Ali Ahmeti më në fund e mori fjalën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Sot në seancën për ratifikimin e Protokolit për anëtarësim të vendit në NATO, fjalë rasti kanë përfaqësuesit e të gjithë subjekteve të përfaqësuara në Kuvend.

Pas shumë vitesh, kreu i integristëve më në fund e ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përcjell in7.

Ahmeti, bashkë me Menduh Thaçin njihen si dy deputetët që vazhdimisht marrin rroga deputetësh, zgjidhen nga qytetarët, por asnjëherë nuk flasin në Kuvend.