Ali Ahmeti është akoma lideri i padiskutueshëm i BDl-së

Urim Saliu

Ai i ngriti gjithë këto figura politike brenda partisë së tij të cilëve u është zgjuar dëshira e liderit. Por ata nuk e kanë provuar çfarë është fitorja pa Ali Ahmetin dhe rëndom ka të ngjarë që të kalben në opozitë sepse BDl nuk është vetëm Çairi apo Tetova.

Reklame

ALI Ahmeti mbart me vete edhe dështime politike por mbetet fituesi serik. Ikja e tij nga kreu më shumë është një lajm i mirë për kundërshtarët politik sepse aty e shohin shansin për fitoren e parë të tyre.
Ali Ahmeti megjithatë është akoma lideri i BDl-së.

Pa Ali Ahmetin ju do ta merrni BDl-në, por do ta humbni përgjithmonë pushtetin. Partitë shqiptare në çastin kur janë përçarë, nuk janë ringritur më dhe më pas kanë shkuar drejt shuarjes.