Ali Ahmeti fton liderët shqiptar: Të bashkuar jemi më të fortë!

Advertisment

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka njoftuar opinionin që ka realizuar biseda telefonike me liderët e partive politike shqiptare në vend.

“Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një proçesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste.

Reklame

Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës.

Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime.

Bashkë jemi më të fortë 👐.” shkruan Ahmeti në Facebook.