Ali Ahmeti: I uroj Presidentit Biden, me këmbë të mbarë më 20 janar!

Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, e ka përshëndetur çertifikimin e fitores së Joe Biden si President i ri i SHBA.

Në mesazhin e lëshuar sot, Ahmeti shkruan:
“Të dy dhomat e Kongresit Amerikan në seancë të përbashkët konfirmuan fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reklame

Vullneti i popullit nuk mund të mohohet dhe sundimi i ligjit megjithatë ngadhnjen pa marrë parasysh sfidën e çastit ndaj demokracisë. Një Amerikë e fuqishme do të thotë garanci më e madhe për një botë më të drejtë dhe më të sigurt.

Presidentit Biden i uroj shëndet dhe i dëshirojë që me këmbë të mbarë të pres 20 janarin, ditën kur dhe bën betimin dhe merr detyrën.”