Ali Ahmeti nga Kuvendi: Këtu do ta zgjedhim kryeministrin shqiptar, votoni 9

Advertisment

Publikuar 12:25 12 Korrik, 2020
Të nderuara media, i nderuari kandidat për kryeministër, të nderuar kandidatë për deputetë, të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër

Fushatën për zgjedhjet e 15 korrikut e nisëm në Prespë, ndërsa e rrumbullakësuam mbrëmë në Ohër, jo rastësisht.
Në Kongresin zgjedhor të BDIsë vitin e kaluar i përcaktuam vijat tona të kuqe për të ardhmën e vendit dhe të qytetarëve, e ato janë barazia e plotë, integrimi në NATO dhe në Bashkimin Europian, ndërsa këto arrihen nëpërmjet të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe asaj të fqinjësisë së mirë nga të cilat kthim pas nuk ka!

Reklame

Në këto zgjedhje, si pjesë e trashëgimisë sime në politikbërjen në këtë vend, e aktualizuam idenë e zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar të vendit tonë të përbashkët, ide kjo që daton që në kongresin tonë të dytë zgjedhor më 17 dhjetor të vitit 2009 në Shkup.

Trashëgimia ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi ështe ndërtimi gurrë pas gurri i kalasë së barazisë së plotë të shqiptarëve dhe të tjerëve në vendin tonë euroatlantik.

Sot ka ardhur koha që të vemë gurrin e fundit në muret e kalasë sonë që do të largojë hegjemonizmin etnik dhe do ti jep fund paragjyki-meve.
Kjo ide, kjo nismë për të larguar të gjitha pengesat drejt barazisë së plotë, hasi në reagime të jashtëzakonta, të përshpejtuara si dhe të pashpjeguara.
Miq, të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!

Ne e kemi menduar gjërë e gjatë këtë hap dhe kemi konstatuar që pas zbatimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, pas ndryshimit të Kushtetutës, emrit dhe marrëveshjeve të Prespës dhe fqinjësisë së mirë, pas anëtarësimit në NATO dhe hapjes së bisedimeve me Bash-kimin Europian, ka ardhur koha që ta shpalosim edhe këtë synim për të mirën e vendit tonë.

Nga realizimi i këtij synimi përfitojnë të gjithë, ashtu sic kanë përfituar të gjitha komunitetet më të vogla nga zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe prandaj pres që të gjitha komunitetet, edhe maqedonasit, të votojnë dhe të përkrahin numrin 9 në këto zgjedhje si opsion i vërtetë, opsion i drejtë dhe i duhur.

Kandidati jonë ka përvojë shumë më të madhe se sa të dy kandidat tjerë dhe nuk ka asnjë skandal prapa vetës, por është i respektuar gjithandej.

Koha është që kjo gjeneratë e re prapa meje ta dëshmon vlerën e vet, ndërsa ju, të gjithë, të përcaktuar e të papërcaktuar, gra e burra, të ri e të moshuar, dilni dhe votoni, rrethoni numrin 9, vërtetoni vlerën tuaj duke i dhënë një mundësi gjeneratës së re që edhe këta ta dëshmojnë vlerën e vet dhe ta bëjnë kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut i cili do të zgjidhet mu në këtë godinë, në Ku-vend.

Të dashur qytetarë, ky synim, nuk është vetëm një ëndërr, ky synim realizohet sepse ne e kemi matur shtatë herë dhe e kemi pre një herë, prandaj bashkohuni të gjithë rreth numrit nëntë dhe jepni krahë gjeneratës së re që të rrumbullaksojë trashëgiminë tonë të barazisë së plotë.

Ne po guxojmë, bashkangjituni dhe së bashku do të shkruajmë his-torinë për ta bërë ardhmërinë.

Kjo është ajo që sot po ua mundësojmë fëmijëve dhe nipërve e mbe-save tona: Besimi se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë. Besimi se gjithësecili prej jush vlen dhe këtë do ta dëshmojë më 15 korrik duke rrethuar numrin 9.
Ju faleminderit.