Ali Ahmeti nga Saraji: Partitë opozitare në Maqedoni më turpëruan, maqedonët me 2 delegacione ne me 6

Advertisment

Ali Ahmeti në takimin me qytetarët që u organizua në Komunën e Sarajit ka folur edhe për akuzat që bëhen ditëve të fundit mes partive politike shqiptare opozitare. Ahmeti në këtë drejtim ka një porosi për të gjithë ata.

Ai edhe njëherë bëri thirrje për bashkimin e opozitës shqiptare me qëllim që të mos humben mandatet e shqiptarëve.

Reklame

“Skuqem përpara delegacioneve të huaja. Gjashtë delegacione shqiptare 2 maqedonase. I humbëm 10 mandate, jo Bashkimi Demokratik për Integrim por shqiptarët. Nuk është koha të zihemi për karrige, akoma kanë punë shqiptarët për barazi të plotë në këto hapësira. Prandaj të tjerët i duan të përçarë dhe këtë nuk duhet ta lejojnë shqiptarët”, deklaroi Ali Ahmeti.