Ali Ahmeti: Nuk besonin më 1999 dhe 2001, sot ëndrra është realitet

Advertisment

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke u ndalur tek njëra ndër ngjarjet shumë të rëndësishme që ka të bëjë me lirinë e Kosovës ,më saktë shënimin e ngadhnjimit të përbashkët me NATO-n që solli paqe dhe liri në Kosovë ,ai tha se kur e nisëm rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës shumë pak besuan.

“Sot shënojmë ngadhnjimin tonë të përbashkët me NATO -n që solli paqe dhe liri në Kosovë ” u shpreh Ahmeti.

Reklame

Kreu i BDI-së dhe njëri ndër figurat më të rëndësishme të Luftës në Kosovë e Maqedoni u ndal edhe tek të mirat që kanë ndodhur pas konfliktit në Maqedoni duke u ndalur edhe tek ata që dyshuan në këto të arritura të mëdha.
“Po ashtu dyshuan edhe në vitin 2001, por ja ku jemi sot, me gjuhë e flamur, me komuna e tre universitete, me ministra e Kryetar parlamenti, me kryetarë gjykatash e të prokurorive, të federatave sportive e kulturore, me emër dhe kushtetutë të ndryshuar, anëtar të NATOs dhe negociojmë me BEnë ” deklaroi Ahmeti .

Megjithatë sipas tij akoma ka punë për të bërë dhe maja për ti ngjitur, por tash, me votë, me laps, me zgjedhje dhe me vullnet të palëkundur.

“Si atëherë dhe sot, ka skeptik, por ne mund t’ia dalim sepse e kemi dëshmuar atë” deklaroi lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti.

Ai ka dhënë një mesazh që të bashkohemi dhe nuk na del gjë përpara.

Të bashkuar jemi vendimtar!- u shpreh Ahmeti.