Ali Ahmeti nuk ndërron, Grubi dhe Osmani do të jenë ministra?!

Advertisment

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka ndërmend të ndërroj listën e ministrave të propozuar për kabinetin e ri qeveritar.
Siç mëson INA, Artan Grubi do të jetë ministër për sistem politik, ndërsa Bujar Osmani ministër i jashtëm dhe se pas tyre qëndron me këmbëngulje Ahmeti.

Sot do të zhvillohet takimi i fundit me grupin e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që kanë shprehur kundërshtime për kandidaturat.

Reklame

Pavarësisht epilogut bëhet e ditur se Ahmeti do të jap dritë jeshile për të dërguar në Kuvend propozimet dhe nesër për të votuar Qeverinë e re të koalicionit me LSDM dhe partitë e tjera, mëson INA.

Bashkimi Demokratik për Integrim në qeverinë e re do të drejtojë 6 ministri:

Ministrinë e Financave – Fatmir Besimi;

Ministrinë e Jashtme – Bujar Osmani

 

Ministrinë për Sistem Politik dhe zv/kryeministër i parë, Artan Grubi

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministria e Ekologjisë – Naser Nuredini

Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri