Ali Ahmeti për herë të parë në Meçkin Kamen

AdvertismentCustom Text

Për herë të parë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të merr pjesë në Meçkin Kamen për shënimin e 2 gushtit, Ditën e kryengritjes revolucionare të Krushevës të vitit 1903. Këtë për KOHA e konfirmuan nga Presidenca, përkatësisht nga Villa Vodno.

Nga atje bëjnë me dije se ftesë iu kanë dërguar edhe kryetarëve të ASH-së dhe AAA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashit, por deri më tani nuk e kanë konfirmuar nëse do të marrin pjesë në manifestimin që organizohet nën patronazhin e Presidentit Pendarovski.

ReklameCustom Text

Në manifestimin që e ogranizon Presidenti Pendarovski më 2 gusht, edhe pse do të jenë prezent gati se gjithë krerët e shtetit, nuk do të ketë fjalime.

Në të njëjtën është organizuar një program festiv kulturo-muzikor.

Manifestimin parashihet ta hapë ansambli shtetëror “Tanec”, ndërsa më pas në skenë do të defilojë me programin e saj edhe Ansambli nacional i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV.