Ali Ahmeti si Demushi fjalë boll e punë hiç

Advertisment

Ejup Berisha

Bashkimi Demokratik për Integrim BDI është si ajo puna e asaj thënies Lereni se ky ka fjalë shumë por shumë pak punë. Apo fjalët i ka si Demushi por punët si kërkushi. Ideja e Kryeministrit shqiptar nuk është për tu hedhur poshtë menjëher por në rrethanat e tanishme politike apo në pozicionin e tanishëm real politik të pavolitshëm dhe shumë inferior në të cilin ndodhen shqiptarët në skenën politike të vendit si rezultat i defaktorizimit dhe nënçmimit të skajshëm nga ana e faktorëve politik maqedonas dhe të atyre shqiptar ku kontribut negativ dhe destruktiv ka dhënë edhe BDI edhe sikur të tre postet më të rëndësishme në shtet të na takonin neve si shqiptar do të jenë të kota apo nuk do të ndryshonin asgjë esencialisht në aspekt të ndryshimit të pozitës kushtetuese dhe juridike themë në aspekt real sepse ne duhet të pajtohemi me faktin se nuk jemi faktor i barabartë vendim-marrës dhe vendim zbatues në këtë shtet me palën tjetër.

Reklame

Le të na thotë BDI se çfar ndryshoi Kryetari i Parlamentit shqiptar për gati tre vite në postin e të parit të organit më të lartë ligjvënës shtetror flas konkretisht për Talat Xhaferin flas për ndonjë favor apo për ndonjë të arritur për ne shqiptarët këtu në RMV asgjë pra.

Prandaj mos u lodhni që të na tregoni përralla të kota. Pra BDI në 18 vjetorin e themelimit të saj doli me propozimin për nevojën e zgjedhjes së një Kryeministri të parë shqiptar në RVM a e dini pse sepse një kohë të gjatë i është harruar dhe nuk iu dëgjua as emri në opinion, unë tua themë të vërtetën për një kohë të shkurtër kamë harruar se ka egzistuar një subjekt i tillë politik në skenën politike të RMV-së. Prandaj themë se BDI apo lideri i saj Ali Ahmeti me propozimin e dalë në opinion për Kryeministër shqiptar në RMV më ngjanë në atë thënien Lereni se ky i ka fjalët si Demushi por punët si kërkushi e ne punët e BDI-së nuk i shohim shumë por fjalët po sepse më shumë ka fjalë sesa punë.