Ali Ahmeti takoi ambasadoren amerikane Bërns: Amerika mbetet aleati ynë më i fuqishëm

Advertisment

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, znj.Kejt Bërns. Ahmeti i ka thënë ambasadores Bërns se bashkëpunimi i suksesshëm me SHBA-të do të vazhdojë edhe në të ardhmen
edhe atë në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ahmeti me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Bërns për ndihmat mjekësore që Amerika i ka dërguar deri më tani Maqedonisë së Veriut me qëllim përballimin sa më të lehtë të situatës së krijuar me Pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Kryetari i BDI-së, Ahmeti dhe ambasadorja e SHBA-ve, Bërns gjithashtu gjatë takimit kanë biseduar edhe mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut sa i takon integrimit euroatlantik, duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen si dhe drejtimin e vendit drejt BE-së. Kryetari Ahmeti gjithashtu ka përshëndetur Marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë bashkë edhe me njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës si dhe përcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste.

Reklame

Në fund të takimit ambasadorja Bërns theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave të nevojshme por shumë të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarurа