Ali Januzi, njeriu që ka pajtuar mbi 1,000 familje! (Video)

24
#

Ali Januzi nga fshati Pasomë i Vushtrrisë, qysh në moshë të re, në vitet ’90-ta i ishte bashkuar grupit të pajtimit të gjaqeve.

Që nga atëherë Januzi ka pajtuar më shumë se 1,000 familje në rrethinën e Vushtrrisë dhe më gjerë. 63 vjeçari Ali Januzi ka thënë se pajtimi i gjaqeve është një mision që përveç mençurisë kërkon edhe shumë maturi.

“Sa i përket pajtimeve të gjaqeve, qysh në vitet e ‘90-ta, kur ka filluar aksioni për pajtimin e gjaqeve, unë kam qenë në atë lëvizje. Kuptohet në krye të atyre pajtimeve gjithmonë ka qenë profesori Anton Çetta. Unë kam marrë pjesë me grupin e Vushtrrisë, sepse edhe në këtë komunë ka pasur probleme të ngjashme si në gjithë Kosovën… Për të pajtuar duhet pasur gjithmonë ide, por edhe iniciativë. Kur e di që në fshatin apo lokalitetin tënd ka probleme të tilla secili mund të merr një hap për të provuar pajtimin e dy gjaqeve”, tha për RTV Dukagjinin, Ali Januzi.