Ali Sami Frashëri, shqiptari që themeloi Galatasarajin në klasë të letërsisë

Advertisment

Kanë kaluar 115 vjet që kur u themelua njëri nga klubet më të mëdha të futbollit në Turqi, Galatasaraj, por e dini ose jo, themelimi i tij u iniciua nga i biri i rilindasit shqiptar, Sami Frashërit, Ali Sami Frashëri.

Përveç se udhëhoqi për 14 vjet rresht klubin, Ali Sami Frashëri ishte edhe trajner i parë i ekipit të futbollit gjatë viteve 1905-1908 dhe president i Komitetit Olimpik nga viti 1935-1931.

Reklame

“Qëllimi ynë është të luajmë kolektivisht si britanikët, të posedojmë një ngjyrë dhe emër dhe t’i fitojmë klubet jo-turke”, kishte pas thënë Ali Sami Frashëri për themelimin e Galatasarajit.

Aliu ishte i lindur më 20 maj 1886 dhe ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, më 29 korrik 1951 dhe për këtë datë, në Turqi vazhdimisht realizohen aktivitete ku shprehet kontributi dhe mirënjohja ndaj tij, shkruan portali tv21.tv.

Aliu ishte biri i dytë i Sami Frashërit nga i cili e ka marrë edhe shkollimin e parë. Më pas arsimin e ka vazhduar në liceun e Galatasarajit. Përveç futbollit, Ali Sami Frashëri ka pasur interesim të madh edhe për zhvillimet politike, letrare dhe sportive të periudhës kur ka jetuar.

Dhe prandaj, klubi i futbollit jo rastësisht u themelua në klasë të letërsisë. Thuhet se fanellat ishin kuq e zi.

Ali Sami Frashëri u bë edhe themeluesi i muzeut të parë sportiv si dhe shkrimtari i librit të parë të futbollit në Turqi./TV21